Nafta, çmimi rritet për efekt zinxhir

0
1543

Çmimi i naftës nuk ndalon. Pas rritjes së shënuar në dy muajt e mëparshëm, së fundi çmimi po i afrohet 200 lekëve për shkak të efektit zinxhir që ka prekur kostot e transportit të vetë karburantit,

vlerësojnë ekspertët në fushën e tregtisë energjetike. Kursi i këmbimit po rëndon edhe më tepër. Përfaqësues të kompanive importuese tregojnë se po kontraktojnë çmime më të shtrenjta blerje

dhe tashmë në çmimet e shitjes rëndon edhe kostoja e rritur e transportit. Në tregun e pakicës, të premten e kaluar, nafta tregtohet mesatarisht 186 lekë/litër dhe benzina 199 lekë/litër.

Tregtarët janë pothuajse të sigurt se për pak ditë çmimi mund të kalojë 200 lekë/litër. Barra fiskale, apo taksat e shtuara nga qeveria në këtë rast nuk janë më një peshë. Efekti i tyre u ndie në fillim të këtij viti kur hyri në fuqi taksa e re e qarkullimit.

Ajo që vazhdon të rëndojë mbi çmimin e tregut të karburanteve mbeten problemet strukturore të tregtimit të hidrokarbureve në tregtinë e pakicës.

Sipas përfaqësuesve të doganave, zhdoganimet bëhen në bazë ditore, duke reflektuar çmimin real në bursat nga ku blejmë për tregun e shitjes me shumicë. Për Dritan Spahiun, ekspert në tregjet e burimeve energjetike, operatorët e shumicës në tregtinë e karburanteve janë futur në një sistem shumë të mirë të reflektimit të çmimit të bursës dhe janë shumë fleksibël në çmim. Por, problemi qëndron te tregu i shitjes me pakicë.

Sipas Spahiut, kjo pjesë e tregut nuk është në nivelet që pasqyrojnë tregjet e zhvilluara.

Pyetja që lind natyrshëm është se: a duhet të ketë ent rregullator edhe për një produkt kaq të rëndësishëm për ekonominë si karburanti?! Shembulli më i afërt i një tregu të rregulluar me në krye një ent është në Maqedoni,

megjithatë një pjesë e ekspertëve shqiptarë të tregtisë shprehen kundër ngritjes së entit rregullator për këtë treg. Sipas Spahiut, kjo do ta bënte tregun shumë të centralizuar.

Luhatja e çmimit, ose më saktë vetëm rritja e çmimit të naftës e gazit në tregun tonë ka bërë që në Autoritetin e Konkurrencës të ketë ankesa.

Një pjesë e këtyre ankesave ishin për abuzimin potencial me pozitën dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të Gazit të Lëngshëm të Naftës (GLN) në rrugë detare.

Hetimet e AK nuk kanë nxjerrë në pah mundësinë e ndonjë karteli në tregun e karburanteve.

Pakica mban çmime të shtrenjta

Çmimi … (lekë/l)

Benzina

Nafta

Burimi: Pikat e karburantit

 

[mare nga: www.monitor.al]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here