“#3500LIVES”, FIA shpalos mesazhe të veçanta në Francë

0
887

Siguria rrugore është një prej çështjeve ku FIA ka një fokus të veçantë. Dhe, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit shfrytëzon maksimalisht çdo mundësi për sensibilizimin në lidhje me sigurinë rrugore. Përpara garës së radhës në Formula 1 që u zhvillua të dielën në Francë, FIA shpalosi disa banera me mbishkrimin e fushatës “#3500LIVES” që promovojnë rregullat e fushatës globale “Rrugë të Sigurta” që ndihmojnë në shpëtimin e sa më shumë jetëve në rrugë.

“Lidhni rripin e sigurimit”, “Përdorni një ndenjëse fëmijësh”, “Bëni gjithmonë kujdes”, “Ulni shpejtësinë për fëmijët”, “Mos përdorni telefonin në timon”, “Shikoni përpara për këmbësorë”, “Vendosni një kaskë”, ishin disa prej mesazheve të pasqyruara në banerat sensibilizues.

Edhe Klubi i Automobilit Shqiptar(ACA) e ka përfshirë këtë fushatë në axhendën e vet duke bërë maksimumin për sensibilizimin e fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve në lidhje me sigurinë rrugore. ACA është shumë aktive dhe e ndjeshme në këtë aspekt. Konkursi Kombëtar “Të Sigurt mbi dy Rrota” është një prej disa aktiviteteve që kanë në thelb edukimin e fëmijëve për sjelljen e tyre në rrugë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here