21 Nëntor, Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugor

0
528

Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugor (ËDR) përkujtohet çdo vit të dielën e tretë të nëntorit.

Është një event global i profilit të lartë për të kujtuar miliona njerëz që kanë humbur jetën ose janë lënduar rëndë në rrugët e botës si edhe për të qenë afër familjeve dhe komuniteteve të prekura.

Kjo ditë është bërë gjithashtu një moment i rëndësishëm për qeveritë, institucionet dhe organizatat, puna e të cilëve përfshin parandalimin e aksidenteve ose reagimin ndaj pasojave të aksidenteve. Një moment për të bërë thirrje për veprim me qëllim reduktimin sa më shumë të aksidenteve rrugore.

Dita Botërore e Përkujtimit për Viktimat e Aksidenteve Rrugor nisi nga RoadPeace në vitin 1993. Në vitin 2005, Kombet e Bashkuara e miratuan atë si një ditë globale që do të kujtohej çdo të diele të tretë të nëntorit të çdo viti, si “mirënjohja e duhur për viktimat dhe të lënduarit në aksidentet rrugore”. Që atëherë, Dita Botërore e Përkujtimit është respektuar dhe promovuar në mbarë botën nga shumë qeveri, agjenci dhe grupe ndërkombëtare si Federata Evropiane e Viktimave të Aksidenteve Rrugore (FEVR), Partneriteti Ndërkombëtar i Viktimave Rrugore (IRVP) dhe Aleanca Globale e OJQ-ve për Sigurinë Rrugore dhe anëtarët e tyre të lidhur. OBSH dhe Bashkëpunimi për Sigurinë Rrugore të Kombeve të Bashkuara inkurajojnë të gjithë aktorët e sigurisë rrugore që të përkujtojnë Ditën Botërore të Përkujtimit për të bërë homazhe për ata që kanë humbur jetën në rrugët e botës, për të pasur mbështetjen më të mirë për viktimat dhe familjet e viktimave dhe për të promovuar veprime për të shpëtuar jetë.

Për më shumë vizitoni:

https://worlddayofremembrance.org/#top

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here