Turizmi dhe Kultura

Shqipëria është një vend i vogël me sipërfaqe 28.748 km katrorë (përafërsisht 11.000 milje), gati sa sipërfaqja e Belgjikës. Gjendet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në pjesën juglindore të Europës. Kufizohet me Malin e Zi dhe Kosovën në pjesën Veriore dhe Verilindore, Maqedoninë në Lindje dhe Greqinë në Jug. Në Perëndim, Shqipëria ka një vijë bregdetare që lidh detin Adriatik dhe detin Jon. Deti Adriatik e ndan Shqipërinë nga Italia, nepërmjet Ngushticës së Otrantos (72 km / 45 milje).

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Shqipërisë është malore – lartësia mesatare mbi nivelin e detit është 708 metra, (2,336 ft) dhe pika e saj më e lartë është mali i Korabit në kufi me Maqedoninë, me lartësi 2.753 metra (9,085 ft). Pjesa më e madhe e popullsisë jeton në pjesën jug-qendrore dhe përgjatë vijës bregdetare. Vendi ka shumë lumenj të cilët e kanë burimin në malet e larta dhe kalojnë përmes grykave të pjerrëta përpara se të mbërrijnë shtratin e tyre dhe të derdhen në det. Pjesa më e madhe e lumenjve kryesore është përdorur gjerësisht,kryesisht për të prodhur energji elektrike.

Në zemër të Mesdheut, në detin Adriatik dhe Jon, Shqipëria po shndërrohet në një prej pikave hyrëse më interesante në botë. Ende pa u prekur tërësisht nga globalizmi, turistët vënë re një përzierje frymëzuese të qytetërimeve dhe kulturave – duke e shndërruar këtë vend europian në një vend vërtet të veçantë.

Shqipëria mburret për detet ngjyrë blu dhe të kaltër, plazhet e bukura, malet e larta me dëborë, lumenjtë, liqenet dhe pyjet. Njësoj si natyra magjepsëse, vetë Shqiptarët njihen për mikëpritjen e tyre, dhe turistët ndihen bujarisht shumë të mirëpritur.

Historia dhe kultura e Shqipërisë janë mjaft tërheqëse. Butrinti, një prej mrekullive të botës arkeologjike – pronë e trashëgimisë së UNESCO-s – i ndodhur në Jug të Shqipërisë, ofron një panoramë të qytetërimit mesdhetar nga Epoka e Bronzit, përmes periudhave greke, bizantine, veneciane dhe otomane – të gjitha mbi majën e një shkëmbi me pamje nga Korfuzi. Nuk duhet humbur aspak!

Shtëpia e Nënë Terezës dhe heroit të madh të shekullit 15, Skënderbeut, Shqipëria e sotme ofron jo vetëm pushime në plazhe me male, por gjithashtu një jetë te gjalle qytetare, një kulturë shplodhëse të pirjes së kafesë; dhe ju do të shikoni sa shpejt do të përfshiheni në një mori drejtimesh.

Comments are closed.