Trofeu Skënderbej Kruja Hillclimb – 2015

Kushte të përgjithshme

Të dashur Miq,

Kemi nderin t’ju njoftojmë hapjen e regjistrimeve për edicionin e tretë të “Trofeut Skënderbej – Kruja Hillclimb 2015”. Gara është regjistruar në kalendarin e Federatës Ndërkombtare të Automobilizmit (në seksionin FIA Sanctioned Events). Edhe këtë vit do të jenë të pranishëm vëshgues zyrtarë të FIA dhe CEZ (Central European Zone). Risia e këtij viti është pjesëmarrja e pilotëve ndërkombëtarë nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, përveç atyre nga Kosova, që priten të jenë të shumtë në numër.

Tarifa e regjistrimit për pjesëmarrjen në Trofeun Skënderbej është 50 euro. Regjistrimi bëhet duke plotësuar formularin dhe duke e ridërguar të skanuar në sekretaria@aca.al. Pagesa bëhet nëpërmjet tranfertës bankare në Union Bank, në llogari të KLUBI I AUTOMOBILIT TË SHQIPËRISË (IBAN AL73214111060111109525020127), me përshkrim “Regjistrimi në Trofeun Skënderbej 2015”. Regjistrimet mbyllen ditën e premte, dt. 25/09/2015, ora 15.00. Mbas kësaj ore, zyra administrative e garës zhvendoset në Krujë, në Hotel Panorama.
ACA do të mbulojë shpenzimet për akomodimin e garuesve për dy netë në Krujë (përfshirë mëngjesin). Gjithashtu, të gjithë pilotët pjesëmarrës që nuk janë të pajisur me një Licencë sportive të njohur nga FIA, do të pajisen me një Licencë Kombëtare Sportive nga ACA.

Ju mirëpresim!

Eventi do të jetë i vlefshëm për:

– Trofeu Skenderbeu i vlefshëm për Kalendarin Sportiv të Shqipërisë, ACA; FIA Restricted Event

Itinerari

Eventi do të mbahet në “Rrugën e Malit” në qytetin e Krujës me start në koordinatat Coord.N 41.52.8541 – E. 19.79.6621 (lartësia 791 metër mbi nivelin e detit) dhe finish në koordinatat Coord.N.41.51.7383 – E. 19.802.811 (lartësia 1118 metër mbi nivelin e detit) tërësisht në territorin e Qytetit të Krujës.

itenerari kruja hillclimb

Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metra dhe do të mbahet në 2 (dy) xhiro. Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 327 metër me një gradient mesatar prej 8.6%. Pilotët pas xhiros së parë, kalojnë vijën e finishit nën udhëheqjen e Marshallëve parkohen në parkingun e caktuar ku është i vlefshëm rregulli “Closed Park” duke pritur të përfundojnë të gjithë garuesit dhe nën shoqërimin e marshallëve zbresin për xhiron e dytë.
Verifikimi i peshës së mjeteve mund të bëhet para ose pas garës, apo edhe ndërmjet dy cikleve.
Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës.

Na kontaktoni deri në datën 25 shtator 2015
ACA – AUTOMOBILE CLUB ALBANIA, Rruga “Mine Peza” nr. 12, Tiranë
Email: sekretaria@aca.al
Telefon: +35542387011

Eventi zhvillohet në daten 26 dhe 27 shtator 2015
Hotel Panorama, Krujë
Email: sekretaria@aca.al
Telefon: +355 66 40 34212