Trofeu Skënderbej Kruja Hillclimb – 2014

Kushte të përgjithshme

Gara do të organizohet në përputhje me Kodin Ndërkombëtar Sportiv të FIA (Kodi), Listën
e Rekomandimeve për Organizuesit FIA-CEZ Hill Climb Trophies dhe Kodin Kombëtar Sportiv të Automobile Club Albania si dhe ketë Rregullore Suplementare.

Eventi do të jetë i vlefshëm për:

– Trofeu Skenderbeu i vlefshëm për Kalendarin Sportiv të Shqipërisë, ACA; FIA Restricted Event
– Kampionati i Kosovës – FASK

Itinerari

Eventi do të mbahet në “Rrugën e Malit” në qytetin e Krujës me start në koordinatat Coord.N 41.52.8541 – E. 19.79.6621 (lartësia 791 metër mbi nivelin e detit) dhe finish në koordinatat Coord.N.41.51.7383 – E. 19.802.811 (lartësia 1118 metër mbi nivelin e detit) tërësisht në territorin e Qytetit të Krujës.

Itinerari ka një gjatësi prej 3.800 metra dhe do të mbahet në 2 (dy) xhiro. Diferenca në lartësi mes startit dhe finishit është 327 metër me një gradient mesatar prej 8.6%. Pilotët pas xhiros së parë, kalojnë vijën e finishit nën udhëheqjen e Marshallëve parkohen në parkingun e caktuar ku është i vlefshëm rregulli “Closed Park” duke pritur të përfundojnë të gjithë garuesit dhe nën shoqërimin e marshallëve zbresin për xhiron e dytë.
Verifikimi i peshës së mjeteve mund të bëhet para ose pas garës, apo edhe ndërmjet dy cikleve.
Pista do të jetë e mbyllur për trafikun normal gjatë sesionit të provave të lira dhe garës.

Na kontaktoni deri në datën 26 shtator 2014:
ACA – AUTOMOBILE CLUB ALBANIA Kompleksi AutoCity pranë CITYPARK, Autostrada Tr.-Dr. Km. 8  – TIRANA, Albania
Email: aca@aca.al
Telefon: +35542387011

Eventi zhvillohet në daten 27 dhe 28 shtator 2014
Hotel Panorama, Krujë
Email: aca@aca.al
Telefon: +355664034213