Trofeu i Karting 2014 CIK-FIA: është koha e sfidës!

CIK-FIA-Academy-TrophyTrofeu CIK-FIA Karting Academy feston 5 vjetorin përmes një kompeticioni unik global që vë përballë njëri tjetrit konkurrentët më të rinj pilotë nga shtete të ndryshme në vitin 2014. Ky vit është i destinuar të thyejë të gjithë rekordet e sportdashësve dhe është i hapur për një maksimum prej 51 pilotësh me kosto të përgjithshme shumë të arsyeshme dhe të përballueshme. Federatat kombëtare ngarkohen të zgjedhin përfaqësuesin e tyre kombëtar sa më shpejt të kenë mundësi.

Që prej vitit 2010 koncepti i trofeut CIK-FIA Karting Academy ka qenë i suksesshëm duke vënë në dukje shumë talente me të ardhme të sigurt në botën e garave të shpejtësisë si pilotin nga Monako Charles Leclerc, fitues në vitin 2011 duke kaluar Britanikun Benjamin Barnicoa. Për të bërë përpara në këtë sfidë aftësia e pilotit ka shumë më tepër rëndësi se asketi financiar apo teknik me një sistem shumë të besueshëm vlerësimi. Kartet Parolin janë të pajisura të gjitha me motorë të njëjtë FIM dhe përzgjedhja e rastësishme e motorëve shuan çdo dyshim të mundshëm. Në vitin 2013 për shembull, belgu Samuel Potty ndërroi motorin e kartit të tij me atë të pilotit të renditur në vendin e fundit mes dy garave në Ortona dhe performanca e tij nuk ndryshoi, ai doli i dyti në të dy garat dhe kjo nuk e pengoi të fitonte kampionatin. Trofeu CIK-FIA Karting Academy është përfundimisht trofeu më i ndershëm, më i hapur dhe me më pak shpenzime në kompeticonin global karting.

Përveç karteve tërësisht identike trofey CIK-FIA Academy bazohet edhe në disa çështje të tjera me rëndësi. Një gjithë garuesit marrin të njëjtën veshje gare me logon e Aksionit të FIA për Sigurinë Rrugore të ofruara nga MIR dhe një palë doreza profesionale. Tendat gjithashtu do të jenë të ngjashme 4.5×3 metër. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë licencën ndërkombëtare C-Junior dhe të jenë të lindur nga 01.01.1999 deri 31.12.2001. Këtë vit, garuesit që marrin pjesë për herë të parë evente CIK-FIA do të kenë mundësinë të garojnë edhe në kampionatin botëror dhe evropian CIK-FIA në kategorinë KF-Junior nëse dëshirojnë.

Karburanti miqësor me mjedisin E10 do të ofrohet nga Panta, ndërsa gomat janë 2014 Opton nga Bridgestone dhe kushtojnë 165 Euro për set. Për garën e parë të sezonit, tre sete do të lejohen të përdoren , dy për provat e lira dhe një për kualifikim dhe finale. Për garat e tjera, do të lejohet të përdoren dy sete të reja dhe gomat e përdorura, një set me goma të reja dhe një me të përdorura për provat e lira dh një set me goma të reja për kualifikimin dhe garën.

Tarifa e pjesëmarrjes, përfshirë qeranë e kartit së bashku me kostumin dhe dorezat është €2,095 për të tri garat e sezonit si dhe një depozitë prej €600. Pilotët duhet të organizojnë vetë nevojat për mekanikë dhe vegla riparimi.

Të tri eventet në kalendar për vitin 2014 do të bëhen njëkohësisht me garat e Kampionatit Evropian dhe Botëror të CIK-FIA dhe do të kenë mundësi të shijojnë praninë dhe impaktin e garave prestigjioze së bashku me garuesit më të mirë ndërkombëtar. Gara e parë do të zhvillohet nga 12-15 Qershor në Genk (BEL) së bashku me një ditë për praktikë. Gara e dytë në Wackersdorf (DEU) nga 11-13 Korrik dhe e fundit nga 10-12 Tetor në Sarno (ITA).

Me një maksimum prej 50 kombësish dh një pilot të rezervuar për përzgjedhjen nga Komisioni FIA Women in Motorsport kërkesat janë të larta. CIK FIA sugjeron që klubet të nxitohen për të përmbushur formularët përkatës duke mos pritur datën 3 Shkurt.
Për pyetje dhe informacion të detajuar kontaktoni me CIK në cik@fia.com

Përmbledhje:
Akademia përmban 3 gara:

  • 12-15 Qershor Genk (Bel)
  • 11-13 Korrik Wackersdorf (DEU)
  • 10-12 Tetor Sarno (ITA)

Kushtet për pjesëmarrje:

  • Të jetë i lindur nga 01.01.1999 deri 31.12.2001
  • Licencë ndërkombëtare C Junior ofruar nga ACA-FASA ( pa pagesë nga 100 Euro që kushton normalisht)
  • Të ketë prokurën e nevojshme nga prindërit për të marrë pjesë në event të tillë
  • Të sigurojë shoqërimin nga prindërit ose shoqëruesit e aprovuar prej tyre për të marrë pjesë në event të tillë
  •   Të paguajë të gjithë shpenzimet e aktivitetit.

Shpenzimet e aktivitetit

  • Shpenzime pjesëmarrje €2,095 plus depozitë €600 ku përfshihen:
    • Qera Karti Parolin për të tri garat
    • Veshje sportive MIR
    • Doreza profesionale
    • Tendë 4.5×3 metër për të tri garat
    • Shpenzime të tjera administrative për të tri garat
  • Shpenzime të tjera:
    • Goma Bridgestone 2014 Opton me çmim €165 për set
    • Karburant Panta E10
  • Shpenzime udhëtimi n/a
  • Shpenzime për mekanikun dhe vegla për riparim

Të interesuarit të kontaktojnë ACA-FASA në:

  • Tel: 042387011
  • Email: info@aca.al