“Të sigurt mbi dy rrota 2018”- Finalja Kombëtare

0
1925

Auto Club Albania (ACA) edhe këtë vit, për të tetin vit radhazi, organizoi konkursin edukativ për fëmijë të moshave 10-12 vjeç, nën moton “Të Sigurt mbi Dy Rrota”.

Ky konkurs është pjesë e konkursit europian “European Traffic Education Contest”, që organizohet prej 33 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s dhe ka për synim njohjen e fëmijëve me sinjalistikën rrugore dhe edukimin me rregullat e qarkullimit në rrugë. Konkursi përfshin ushtrime me biçikletë, testim njohurish teorike, konkurs vizatimi dhe argëtim.
Në konkursin e këtij viti konkurruan nxënës të moshave 10-12 vjeç të shkollave të Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Vlorës, Korçës dhe Pogradecit.
Në finalen kombëtare, që u zhvillua në ambientet e Expocity Albania morën pjesë 20 ekipe finaliste, të cilat janë përzgjedhur në finalet e qyteteve.

Fituesit e Edicionit të 8-të të Konkursit Kombëtar “Të sigurt mbi rrota 2018”, shkolla “Ismail Qemali” e qytetit të Shkodrës, do të përfaqësojë Shqipërinë në Konkursin Europian që do të zhvillohet në Budapest (Hungari) në datat 06-09 shtator 2018.

Renditja përfundimtare:
1. Shkolla “Ismail Qemali”, Shkodër
2. Shkolla “Halit Gremi”, Fier
3. Shkolla “Marigo Posio”, Vlorë

#AutoClubAlbania #ACA #FIA #ETEC2018

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here