Skoda Rapid Spaceback

rapid-spacebackRapid do të prezantohet në Frankfurt edhe me versionin sportiv stationwagon, që i dedikohet të rinjve. Spaceback është mëi shkurtër se versioni normal, por me një kabinë më praktike

Gamës sëSkoda i shtohet tashmë Rapid, e cila vendoset ndërmjet modeleve Fabia dhe Octavia, fillimisht vetëm në versionin me tre volume; për ato tregje të cilat nuk i vlerësojnë shumë këto lloj veturash kompakte klasike, gjithashtu edhe për ata të cilët kanë nevojë për më shumëprakticitet dhe përshtatshmëri, vjen tashmë versioni station wagon: Skoda Rapid Spaceback është gati të debutojë në Sallonin e ardhshëm të Frankfurtit (11-22 shtator) dhe në tregun evropian prej muajit tetor.

Më e shkurtër dhe sportive se vetura
Dizajni i Skoda Rapid Sportback karakterizohet nga thjeshtësia, njësoj si tek vetura; dallimi kryesor mbetet porta e pasme, më tepër e përkulur dhe me një xham që zbret 10 cm më poshtëdhe arrin deri tek mbajtësjae targës, gjë që i sjell më tepër gjallëri dhe frymë rinore pjesës së pasme të makinës. Disi i çuditshëm fakti se Sportback në disa tregje të caktuara do të rezultojë më e kërkuar se versioni veturë.Ky fakt mbështetet edhe nga vetë përmasat: versioni station wagon është 18 cm më i shkurtër se versioni veturë, pra qëllimi kryesor nuk është rritja e  kapacitetit të ngarkesës. Hapi në të dyja rastet mbetet i njëjtë dhe mjaft i gjatë, 2.602 mm, ndërsa bagazhi ka një kapacitet që shkon nga 415 deri në një maksimum prej 1.380 litrash dhe mund të porositet i ndarë në dy pjesë.

Hapësirë dhe ndriçim për kabinën, konsum i ulët me motorin 1.6 TDI Greenline
Edhe brenda kabinësthelbi është po ai, pa shumë ndryshime nga varianti veturë, me një timon sportiv me tre rreze dhe një kroskot me dizajn modern; ajo që ndryshon është zona e pasme, e cila ofron shifrat më të larta të kategorisë për sa i përket hapësirës për këmbët (64 mm) dhe për kokën (980 mm). Midis aksesorëve, tavani panoramik, i cili mbulohet nga një sipërfaqe e madhe xhami, që ndërpritet vetëm nga një spoiler i zi mbi portën e pasme. Për sa i përket motorëve, në Evropë do të mund të zgjidhet midis motorëve benzinë dhe diesel të Grupit Volkswagen, me fuqi nga 75 deri 120 kf; pa harruar motorin 1.6 Turbodiesel GreenLine me 85 kf, i pajisur me Start&Stop, i aftë të konsumojë mesatarisht 3.8 litra/100 km dhe të emetojë99 g/km CO2.

/www.monitor.al