Si të ngisni makinën në rrugën me akull?

0
2909

Temperaturat e ulëta, rrugët e rrëshqitshme dhe kripa në rrugë kërkojnë nga ju që sa më parë ta përgatisni automobilin për kushtet e dimrit.
Me përgatitjen e automobilit për dimër, duke siguruar  gjendjen e tij të rregullt dhe duke u ndërgjegjësuar se në rrugën me akull distanca e frenimit është mjaft më e gjatë se në verë, ju do t’i kaloni më lehtë ditët e ftohta.
Në vazhdim do ju japim disa këshilla, të cilat do ju ndihmojnë se si të silleni në  timon gjatë kësaj stine.

Hapi i parë, ndërrimi i gomave
Hapi i parë dhe themelor është ndërrimi i gomave. Gomat e verës në temperaturat nën 7 gradë Celsius bëhen më të forta dhe i humbasin vetitë, prandaj duhet t’i ndërroni me goma të përshtatshme për kushtet e dimrit.

Edhe pse blerja e gomave në fillim është investim paksa i madh, atë ia vlen ta bësh sepse makina bëhet më e sigurt. Muajt më të përshtatshëm për ndërrimin e gomave zakonisht janë  nëntori dhe prilli.

Ndërrimi i lëngjeve

Hapi tjetër, është ndërrimi dhe kontrolli i lëngjeve në automobil, duke filluar nga ndërrimi i vajit, i cili lehtëson ndezjen në mëngjeset e ftohta të dimrit.

Po ashtu, duhet të kontrolloni edhe nivelin e lëngut në ftohës, duke shtuar antifrizë të pastër nëse deri tani keni pasur përzierje uji dhe antifrize në ftohës.

Lëngjet për dritare gjithsesi duhet t’i ndërroni me versionin për dimër. Me to pastaj spërkatni të gjitha bravat në automobil, në mënyrë që të parandaloni ngrirjen e tyre. Gomat mbrojtëse rreth dyerve do të ishte mirë t’i lyeni me spruco silikoni, në mënyrë që të parandalohet ngjitja e tyre.

Kontrolloni akumulatorin, frenat, dritat

Nëse akumulatori është disavjeçar, duhet ta kontrolloni te mekaniku. Po kështu duhet të veproni edhe me frenat, dritat dhe fshesat e xhamave. Nëse pas fshesave mbeten gjurmë, gjithsesi ndërrojini.

Gjithashtu, mos i aktivizoni kurrë fshesat nëse në xhama është krijuar akull. Në male dhe vendpushime me qendra skijimi, gjatë natës mund të bjerë aq shumë bore, saqë gomat e dimrit përnjëherë  bëhen “të padëgjueshme”. Në këtë situatë zinxhirët janë zgjidhja e vetme.

Vënia e zinxhirëve duhet bërë në shtëpi, në mënyrë që të mos gjendeni në befasi nga rruga e mbuluar me borë. Është e rëndësishme të theksohet se zinxhirët duhen vënë në rrugë të rrafshët dhe jo në të përpjeta; ato duhen hequr sapo të mbërrini në rrugë të pastër.

Në të kundërtën, zinxhirët do të dëmtohen dhe së bashku me dëmtimin e automobilit, do të ulin edhe sigurinë tuaj në drejtimin e mjetit.

Ngarje e mençur dhe e kujdesshme e makinës

Nëse në rrugën e mbuluar me borë automobili fillon të  rrëshqasë e ju kap paniku, gjithsesi mos e shtypni frenin! Në vend të tij shtypni pedalen e shpejtësisë, drejtojeni automobilin nëpërmjet timonit dhe frenoni lehtësisht, nëse është e nevojshme.

Nëse automobili juaj ka njërin nga sistemet moderne të sigurisë (ABS – që parandalon bllokimin e gomave dhe zvogëlon distancën e frenimit, dhe ESP, që kontrollon stabilitetin), kjo është diçka e mirë, por përsëri duhet pasur parasysh se edhe këto sisteme nuk janë plotësisht të sigurta.

Prandaj, ngarja e mençur dhe e kujdesshme e makinës në rrugën e rrezikshme është kushti themelor që ju garanton se do të arrini shëndoshë e mirë  në destinacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here