Si të hysh në Shqipëri

NGA AJRI

I vetmi aeroport në Shqipëri me një shërbim ndërkombëtar, është Aeroporti ndërkombëtar i Nënë Terezës, i ndodhur në Rinas, 17 km në veriperëndim të Tiranës. Rruga më e mirë për të ardhur në Tiranë nga aeroporti është me taksi. Shërbimet e taksive gjenden në të gjitha qytetet e Shqipërisë dhe në zonat urbane. Udhëtimi nga Tirana për në aeroport zgjat 20-30 minuta, në varësi të trafikut dhe kushton rreth 2,500 Lek ose (17 EURO).

Në Tiranë mund të vish edhe me autobuz. Rinas Express ofron çdo orë ndërmjet 07.00-19.00 një shërbim autobuzi duke sjellë pasagjerët nga aeroporti në qendren e Tiranës, pranë Muzeut Kombëtar. Autobuzët nisen çdo orë dhe një udhëtim kushton 200 Lek.

(Telefon: 069 20 98908)

NGA DETI

Shqipëria mund të vizitohet edhe nëpërmjet rrugeve detare, falë qyteteve të mëdha bregdetare.

Disa kompani të huaja kanë shërbim të rregullt në:

  • Portin e Durrësit – që lidh portet Italiane të Barit, Ankonës, dhe Koperit në Slloveni.
    Telefon: (00355)/ 052222028, dogana punon 24 orë në ditë.
  • Porti i Sarandës –  ofron udhëtime të përditshme drejt ishullit grek të Korfuzit, Telefon: (00355)/ 073222734, doganat punojnë deri në orën 22:00.
  • Porti i Vlorës – lidhet me Brindizin dhe Ontranton në Itali.
    Telefon
    : (00355)/ 033224521, Faks: (00355)/ 033229417, dogana punon deri në orën 22:00.
  • Porti i Shëngjinit– dogana punon deri në orën 22:00.

Nga Kosova

  • Rruga kryesore kalon pranë kufirit me Morinën në Shqipëri dhe lidh Prishtinën me Kukësin.

Nga Greqia

  • Nga Kapshtica në Korçë. Dogana punon 24 orë.
  • Nga Kakavija drejt Gjirokastrës. Dogana punon 24 orë.
  • Nga Qafë Boti Konispol që lidhet me Filat. Dogana punon nga ora 8:00-22:00.
  • Tre Urat, duke lidhur Përmetin me Konicën. Dogana punon nga ora 8:00-22:00.

 Nga Mali i Zi

  • Nga Hani i Hotit dhe Murriqan-Sukobina. Rruga kryesore të çon drejt qytetit verior të Shkodrës dhe liqenit të Shkodrës, ndërsa rruga dytësore lidh Shkodrën me Ulqinin në Malin e Zi. Kohët e fundit është hapur pika doganore në Vermosh, e cila lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë (Gusinje) në Malin e Zi.

Nga Maqedonia

  • Nga Qafë Thana duke u drejtuar nga Pogradeci, Librazhdi dhe Elbasani.
  • Nga Tushemishti, në juglindje të Liqenit të Ohrit, duke u drejtuar drejt Porgradecit.
  • Nga Bllata, drejt Peshkopisë ose Bulqizës dhe Burrelit.
  • Nga Gorica drejt brigjeve veriore të Liqenit të Prespës.

Nga Kosova

  • Nga Morina e cila lidh Kukësin në Shqipëri me Prishtinën në Kosovë.

Nga Greqia

  • Nga Kapshtica drejt Korçës.
  • Nga Kakavija drejt Gjirokastrës.
  • Nga Qafë Boti Konispoli që lidhet me Filat, dhe nga Tre Urat që lidh Përmetin me Konicën.

Ka shërbime të rregullta urbani në qytetet e mëposhtme:

  • Tiranë – Tetovë, Maqedoni, përmes Qafë Thanës
  • Tiranë – Prishtinë dhe qytete të tjera në Kosovë përmes Morinës
  • Korçë – Selanik, Greqi, përmes Kapshticës
  • Tiranë – Athinë përmes Kakavijës
  • Tiranë – Sofie, Bullgari, dhe Stamboll përmes Qafë Thanës.

Agjensitë e transportit që punojnë në Shqipëri:

  • “ROY – 2“
    (Tiranë – Prishtinë; Tiranë – Pejë) (Tiranë – Athinë)
    Adresa: Bul. “Zogu I“, Tiranë
    Telefon & Faks: 04 262 509
  • “KLID BALLKAN INTERBUS”
    (Tiranë – Athinë – Tiranë)

Nga Mali i Zi

  • Nga Hani i Hotit dhe Murriqani-Sukobina. Rruga kryesore të çon drejt qytetit verior të Shkodrës dhe Liqenit të Shkodrës. Dogana punon 24 orë, ndërsa rruga dytësore lidh Shkodrën me Ulqinin në Malin e Zi. Dogana punon 24 orë. Kohët e fundit është hapur pika kufitare e Vermoshit, e cila lidh zonën e Kelmendit në Shqiperi me Plavën dhe Gucinë (Gusinje) në Malin e Zi. Dogana punon nga ora 8:00-22:00.

Nga Maqedonia

  • Nga Qafë Thana drejt Pogradecit, Librazhdit dhe Elbasanit. Dogana punon 24 orë.

Nga Tushemishti

  • Në juglindje të Liqenit të Ohrit, duke u drejtuar drejt Pogradecit. Dogana punon 24 orë.

Nga Bllata

  • Duke shkuar në Peshkopi, Bulqizë dhe Burrel. Dogana punon 24 orë.

Nga Gorica

  • Rruga të çon drejt brigjeve të Liqenit të Prespës. Dogana punon 24 orë.

Comments are closed.