Rreth iRAP

Kush është?

International Road Assessment Programme (iRAP) është një organizatë jo-fitimprurëse e dedikuar për të shpëtuar jetë përmes rrugëve më të sigurta. Vizioni ynë është një botë pa rrugë të rrezikshme.

iRAP punon në partnership me organizata qeveritare dhe jo-qeveritare për të:

  • Inspektuar rrugët me rrezik të lartë dhe për të zhvilluar Vlerësim me Yje për rrugët nga pikëpamja e sigurisë, si dhe Plane Investimi për rrugë më të sigurta.
  • Ofruar trajnime, teknologji dhe mbështetje për të ndërtuar dhe mbështetur kapacitete lokale, kombëtare dhe rajonale.
  • Ndjekur performancën e sigurisë rrugore në mënyrë të tillë që agjencitë që japin fonde të kenë mundësi të aksesojnë benefitet e investimeve të tyre.

Programet e Vlerësimit Rrugor (Road Assessment Programmes RAP) janë tashmë aktive në mbi 50 shtete në Europë, Azinë Paqësore, Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore si dhe në Afrikë. iRAP është organizata ombrellë për EuroRAP, AusRAP, KiwiRAP dhe usRAP.

Kostot

Kosto mesatare e inspektimit është 20 Eur/Km dhe kthimi në investim si rezultat i uljes së aksidenteve rrugore dhe parandalimit të tyre përllogaritet mesatarisht 1:8.