Prezantimi i Revistës AutoClub

[:sq]

Prezantim

AutoClub është revista e vetme në tregun shqiptar në gjuhën shqipe për adhuruesit e autoveturave. AutoClub është një revistë e përdymuajshme që vjen tek ju me një mori informacionesh interesante dhe të vlefshme për të gjitha mjetet motorike.

Revista AutoClub është një forum mediatik i Shoqatës “Automobile Club Albania”, (ACA).

Revista ka për qëllim t’u drejtohet automobilistëve shqiptarë me një botim serioz për nga tematika e trajtuar, të paraqitshëm dhe të këndshëm për çdo lexues por edhe interesant e praktik, ku automobilistët të kenë mundësi të njihen me zhvillimet dhe produktet më të reja të industrisë më të madhe të botës, që vazhdon të zgjerojë perandorinë e saj prej më shumë se një shekulli.

Revista ka një bashkëpunim të vazhdueshëm pothuajse me të gjithë koncesionarët në vend, për t’i dhënë lexuesit një informacion sa më të detajuar në lidhje me modelet më të fundit dhe çmimet e tyre, evidentimin e avantazheve të produkteve e modeleve të reja duke tentuar orientimin e konsumatorit drejt tregut të formalizuar që ofron siguri.

Në revistë ka vend edhe për të pasionuarit, që e shohin automobilin si një vepër të kombinuar arti dhe teknologjie, duke trajtuar në të informacionin më të fundit për modelet e reja të automobilit në botë, modele sportive apo të klasit të lartë, pa harruar edhe automjetet e markave klasike që me historinë dhe modelet e tyre kanë lënë mbresa ndër vite. Nuk do të mungojnë ndonëse të reduktuar as shkrimet për dyrrotëshit, informacion i detajuar në lidhje me modelet më të fundit dhe atyre më të shitur.

Në faqet e saj evidentohen, trajtohen e jepen mendime për problemet që shoqërojnë sot sistemet e transportit dhe drejtuesit e automjeteve në vend.

Revista trajton çështje që lidhen me efektin automobil në ndotjen e mjedisit, nivelin e zhurmës por edhe zgjidhjet e ofruara, sikurse i kushton vëmendje edhe problemeve që lidhen me rrugët dhe sigurinë në to.

Marka AutoClub

Titulli AutoClub është një titull i regjistruar si markë në pronësi të “Automobile Club Albania” (ACA)

Produkti

Revista AutoClub botohet në gjuhën shqipe një herë në dy muaj. Botimi i saj i parë daton në Shtator 2007.

 Formati

(20.5 cm x 26.5 cm)[:en]

“AutoClub” është revista e vetme në tregun shqiptar në gjuhën shqipe për adhuruesit e autoveturave. “AutoClub” është një revistë  e përdymuajshme, që vjen te ju me një mori informacionesh interesante dhe të vlefshme për të gjitha mjetet motorike. Misioni ynë është të informojmë si dhe t’u japim kënaqësi lexuesve tanë. Ne e dimë që lexuesit tanë do të jenë me ne çdo numër sepse ata nuk e dinë kurrë se ku do të shkojmë, kë do të takojmë, ç’surpriza u kemi rezervuar.

Revista “AutoClub” është një forum mediatik i Shoqatës “Automobile Club Albania”, (ACA)

 Revista AutoClub ka për qëllim tu drejtohet automobilistëve shqiptare (drejtuesve të mjeteve motorike ne pergjithesi) me një botim serioz për nga tematika e trajtuar, te paraqitshëm dhe te këndshëm për çdo lexues por edhe interesant e praktik, ku automobilistët te kenë mundësi te njihen me zhvillimet e produktet me te reja te industrise me te madhe te botes qe vazhdon te zgjeroje perandorinë prej me shume se një shekulli.

Revista ka një bashkëpunim të vazhdueshëm pothuajse me të gjithë koncesionarët në vend për ti dhënë lexuesit një informacion sa më të detajuar në lidhje me modelet më të fundit dhe çmimet e tyre, evidentimin e avantazheve te produkteve e modeleve te reja duke tentuar orientimin e konsumatorit drejt tregut te formalizuar qe ofron siguri.

Në revistë ka vend edhe për të apasionuarit, qe e shohin automobilin si nje veper te kombinuar arti dhe teknologjie, duke trajtuar në të informacionin më të fundit per modelet e reja te automobilit ne bote, sportive apo të klasit të lartë, pa harruar edhe automjetet e markave klasike që me historinë dhe modelet e tyre kanë lënë mbresa ndër vite. Nuk do të mungojnë ndonese te reduktuar as shkrimet per dy-rrotëshit, informacion i detajuar në lidhje me modelet më të fundit dhe modelet më të shitur

Vëmendje po i kushtohet këshillave praktike lidhur me njohurite baze për funksionimin e automobilit por edhe elementeve te kujdesit e te mirembajtjes se automjetit..

Në faqet e saj evidentohen, trajtohen e jepen mendime për problemet që shoqërojnë sot sistemet e transportit dhe drejtuesit e automjeteve në vend.

Revista trajton çështjet qe lidhen me efektin automobil ne  ndotjen e mjedisit, nivelin e zhurmës por edhe zgjidhjet e ofruara, sikurse do të kushtojë vëmendje edhe problemeve që lidhen me rrugët dhe sigurinë ne to.

Revista bashkëpunon me të gjithë lexuesit dhe anëtarët e shoqatës për çështjet që ata mund të hasin përditë me mjetin e tyre, duke filluar nga plotësimi i dokumenteve të nevojshëm, rregullat e qarkullimit, probleme me mjetin e tyre, probleme me serviset e riparimit e kolaudimit etj.

Revista ofron ne faqet e saj opinione nga konsumatoret por ç’është më e rëndësishme tregtuesit zyrtare te automjeteve të cilët përbëjnë edhe një grupim të rëndësishëm biznesi dhe që në transformimet që po kalon ekonomia e vendit do të duhet të formulojnë opinionin apo qëndrimin e tyre në këto zhvillime.

Ne ketë kuadër revista shërben edhe për të dhënë informacion për shoqatën dhe aktivitetet e saj, duke synuar rrethin e anëtarëve dhe dashamirësve të automobilit në vend.

Marka “AutoClub”

Titulli AutoClub është një titull i regjistruar si marke ne pronësi të Automobile Club Albania.

 Produkti

Revista AutClub botohet ne gjuhen shqipe një  herë në dy muaj. Shumë shpejt revista do të jetë pranë lexuesit e përmuajshme.

 Formati

  • 4 kopertina + 116 faqe (26.5 cm x 20.5 cm)

Target Grup

Lexuesit tanë mund të ndahen në këto kategori:

  • Anëtarët e shoqatës “Automobile Club Albania”
  • Të rinjtë të apasionuar pas makinave.
  • Drejtuesit e koncesionarëve dhe punonjësit e tyre.
  • Qytetarët e thjeshtë
  • Te gjithë ata qe duan të jenë në kontakt me ndryshimet e fundit në tregun e makinave.

 Tirazhi

    • Tirazhi i Revistës AutoClub                1000 cope /per dy muaj
    • Shitjet e Revistes AutoClub                  800 cope /per dy muaj
    • Revista shpërndahet rregullisht në të gjithë territorin shqiptar.

Çmimi

 Çmimi i Revistes AutoClub                 300 Leke / cope

[:]