Parlamenti Europian vendos t’i japë fund mashtrimit të kilometrazhit

0
1649

Gjatë një votimi të mbajtur, Parlamenti Europian mbështeti fuqishëm nismën e disa shteteve për të ndaluar fenomenin e mashtrimit të shifrave të kilometrazhit në vendet e BE. Raporti i shkruar nga eurodeputeti Ismail Ertug propozon një sërë masash duke përfshirë riparimet teknike dhe ndjekjen e mëtejshme të mashtrimit të kilometrazhit tek automjetet. FIA Region I mbështet masat e marra në nismën e Parlamentit Europian. Gjithashtu, duhet të respektohen kriteret e caktuara dhe të dhënat e përdoruesve.

Në vitin 2017, hyri në fuqi legjislacioni i detyrueshëm për të mbrojtur automjetet e reja nga mashtrimi i kilometrazhit me anë të një zgjidhje teknike. Megjithatë, nevojiten masa të mëtejshme për të siguruar që legjislacioni të jetë efektiv dhe për të zbuluar automjetet që gjenden tashmë në rrugë. Raporti i miratuar i bën thirrje Komisionit Europian të prezantojë legjislacionin e ri për mbrojtjen e automjeteve që janë ende të cënuara ndaj këtij fenomeni.

Drejtoresha e Përgjithshme e FIA Region I, Laurianne Krid, tha: “Ky raport nxjerr në pah nevojën që vendet Europiane kanë për të luftuar kundrejt mashtrimeve në kilometrazh. Raporti me të drejtë vë në dukje se kontrollet e performancës së mjeteve duhet të shtohen në legjislacionin, me qëllim që të sigurohet se masat anti-manipuluese janë efektive në botën reale. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Europian të veprojë. Tani është koha për të mbrojtur pronarët e makinave nga ky krim i kushtueshëm”. “FIA Region I ka luajtur rolin e avokatit mbrojtës të automjeteve kundër këtij krimi që prej vitit 2014. FIA Region I i bashkohet një koalicioni të gjerë me jehonën e këtij shqetësimi dhe mbështet votimin e Parlamentit Europian”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here