#ParkYourPhone

FIA Region I ka prezantuar një video (animacion) të re për fushatën #ParkYourPhone, e cili nënvizon rëndësinë e mospërdorimit të telefonit celular gjatë kohës që jeni duke drejtuar automjetin tuaj. Opsioni #ParkYourPhone vlen për përdoruesit e telefonave smart në trafik, drejtuesit e mjeteve, të cilët e vënë veten në rrezik.

Për ta shmangur këtë gjë FIA Region I, inkurajon të gjithë udhëtarët të jenë të përqendruar në rrugë.

Videoja tregon një përplasje midis dy automjeteve. Ky version i animacionit përfshin vetëm vetura (jo biçikleta ose këmbësorë).