Nico Rosberg i bashkohet kampionatit të Formula E dhe do të bëjë paraqitjen e tij të parë me makinën e Gen2 në garën e Berlinit

0
1414

Berlin, Gjermani – Nico Rosberg do të ketë rastin të përshëndesë tifozët e kampionatit të Formula E gjatë garës E-Prix Berlin në paraqitjen e parë të makinave Gen2, duke qenë piloti i një prej modeleve më të mrekullueshëm për sezonin e ardhshëm, duke zbuluar edhe angazhimin e tij në Formula E si aksioner.

Piloti gjerman do të bëjnë një paraqitje të vetme përpara garës në Templehof Airport që do të mbahet në 19 Maj për të prezantuar gjeneratën e makinave të ardhshme të Formula E, të cilat u prezantuan në Geneva Motor Show muajin e kaluar dhe pritet ta bëjnë debutimin në sezonin e pestë.

Rosberg do të jetë në pistë 10 minuta përpara fillimit të edicionit të katërt të Berlin E-Prix, edicioni i nëntë i botërorit të Formula E.
Përveç mbështetjes që Rosberg ka kundrejt mjeteve elektrike, ai gjithashtu ka treguar se është simpatizant i garave elektrike dhe një mbështetës i madh.
Makinat e Gen2 jo vetëm që krenohen me paraqitjen e jashtme që i ka dhënë automjeteve të Formula E, por gjithashtu tregon se ka bërë hapa përpara në lidhje me performancat e makinave duke pasur dyfishin e kapacitetit dhe ruajtjen e energjisë.

Alejandro Agag, themelues dhe CEO i Formula E, tha: “Është gjithmonë një moment i veçantë të shohësh një makinë të re që konkurron për herë të parë në publik. Duke parë një emër si Rosberg të drejtojë një makinë të Gen2 përpara tifozëve gjermanë në Berlin është një moment i mrekullueshëm për kampionatin. Ai është një ambasador i jashtëzakonshëm për motorsportin botëror dhe një kampion – kështu që është edhe një tjetër moment fantastik për kampionatin ABB FIA Formula E që të ketë një emër si Nico, aksioner në Formula E. ”

Nico Rosberg, shtoi: “Jam shumë i emocionuar që do të kem mundësinë të drejtoj një makinë të Gen2. Do të jetë një mundësi e mrekullueshme për të përjetuar emocionet që të dhuron një automjet i një performance kaq të lartë dhe dua të shoh nëse shpirti i garës është ende brenda meje! Të kem mundësinë të performoj në Berlin e bën këtë eksperiencë akoma më të veçantë për mua sepse gjithmonë kam dashur të garoja në shtëpinë time. Që pas tërheqjes time, kam qenë gjithmonë i interesuar për të parë se si zhvillohet potenciali i automjeteve elektrike dhe se si mund të ndikojë pozitivisht për shoqërinë dhe planetin tonë. Gjithnjë kam pasur besim në potencialin që Formula E mund të shfaqë prandaj vendosa të jem edhe në bordin e investitorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here