Lobim i suksesshëm i Klubit të Automobilit të Shqipërisë (ACA) për rregulloren e reduktimit të emetimeve

0
703

Auto Club Albania mirëpret vendimin e pritshëm të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për reduktimin e emetimeve.

Më 22 shtator 2018, me rastin e Ditës pa makina, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë njoftoi synimin e Qeverisë Shqiptare për miratimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë.

Pjesa më e madhe e flotës së makinave në Shqipëri ka një moshë mesatare mbi 20 vjet, ndërsa mosha mesatare e flotës së makinave është 10 vjet. Pjesa e tregut të automjeteve të reja është 3% në 6 vitet e fundit. Si rezultat, ka patur ndikim të rëndësishëm si në sigurinë rrugore ashtu edhe në çështjet e shëndetit. Nga njëra anë, pothuajse 90% e aksidenteve të makinave kanë përfshirë makina më të vjetra se 10 ose më shumë vite. Nga ana tjetër, ka një numër të vazhdueshëm njerëzish që vuajnë nga sëmundjet e shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Rregullorja e re parashikohet të fillojë efektet që nga data 1 janar 2019. Qëllimi i rregullores së re është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve shqiptar nga emetimet e gazit dhe grimcave të prodhuara nga makinat përmes futjes së masave më strikte mbi importin e makina të reja dhe të përdorura. Rregullorja vendos standardin Euro5 për importin e makinave të reja dhe një limit prej 10 vjetësh për importin e makinave të përdorura.

Auto Club Albania ka lobuar për çështjen e reduktimit të emetimeve me qeverinë shqiptare dhe palët e interesuara, për një kohë të gjatë dhe është me të vërtetë krenar tani që ky projektvendim pritet të hyjë në fuqi.

Për një informacion më të detajuar ndiqni linkun në vijim: http://www.monitor.al/zbardhet-projektvendimi-si-behet-ndalimi-importit-te-makinave-te-vjetra-se-10-vite-dhe-nen-euro-5/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

five × 5 =