Konkursi Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore

0
1544

“TË SIGURT MBI DY RROTA – 2017”

Është viti i shtatë që Automobile Club Albania organizon me fëmijët e moshave 10-12 vjeç,
Konkursin Kombëtar për Edukimin mbi Sigurinë Rrugore, me titull “Të Sigurt mbi dy Rrota”. KY konkurs është pjesë e konkursit evropian “European Traffic EducationContest”, që organizohet prej 32 vjetësh në kuadrin e programeve të FIA-s për rritjen e sigurisë në rrugë. Ideja qendrore e konkursit është edukimi i fëmijëve: Si të lëvizin më të sigurt në rrugë?; Si t’i përvetësojnë më mirë rregullat e trafikut? Nëpërmjet një cikli zbavitës ushtrimesh me biçikletë, synohet të nguliten në ndërgjegjen e fëmijëve rregullat bazë të sigurisë në rrugë. Në kushtet e vendit tonë,Automobile Club Albania synon që nëpërmjet fëmijëve të sensibilizohen edhe prindërit e tyre.

Konkursi është i konceptuar në tre Faza.

  • Në Fazën e I-rë do të zhvillohet seleksionimi i skuadrave në 20 shkolla të kryeqytetit dhe në 7 shkolla të qyteteve të Durrësit, Vlorës, Fierit, Elbasanit dhe Shkodrës për një total prej 55 shkollash. Në çdo shkollë do të përzgjidhet një ekip prej 4 nxënësish, 2 djem dhe 2 vajza të moshës 10-12 vjeç.
  • Faza e II-të, ose siç është quajtur ndryshe në këtë edicion, “Finalja e Qytetit”, është faza
    e përzgjedhjes së ekipeve më të mirë të çdo qyteti. Ekipet e shkollave të secilit qytet do
    të konkurrojnë kundër njëri tjetrit në sheshin qendror të qytetit. Këtu do të zgjidhen tre
    ekipet më të mira të qytetit nga shtatë të tillë që marrin pjesë në konkurrim. Vetëm Tirana do të nxjerrë pesë ekipe finaliste. Këto ekipe do të marrin pjesë në Finalen Kombëtare.
  • Finalja Kombëtare do të zhvillohet më datë 13 Maj në ambientet e Expocity, në Tiranë. Në këtë fazë do të përzgjidhet ekipi/shkolla fituese. Ekipet e renditura në vendin e dytë dhe në vendin e tretë do të vlerësohen me çmime nga Automobile Club Albania. Çdo shkolle do t’i dorëzohet certifikata e pjesëmarrjes. Shkolla fituese do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin evropian “European Traffic Education Contest”, të organizuar nga FIA, që këtë vit për herë të parë do të zhvillohet në Shqipëri, në datat 14-17 Shtator 2017.

Këtu mund te shikoni materialin e plotë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here