Formula E – FIA konfirmon marrëveshjet me konstruktorët e rinj për sezonin e gjashtë

0
140

[:en]Mercedes dhe Porsche në listën e konstruktorëve të rinj në kampionatin botëror ABB FIA Formula E Championship 2019/20

LONDËR, Britani e Madhe – Lista e plotë e prodhuesve që do të aprovojnë motorët e fuqishëm nga sezoni i gjashtë, është zbuluar nga FIA – me një total prej 11 prodhues të vendosur për të konkurruar në kampionatin botëror të Formula E 2019/20.

Mercedes-Benz dhe Porsche i bashkohen gjithashtu listës mbresëlënëse të markave më të njohura të automobilave në botën e motorsportit, që do të marrin pjesë në serinë e makinave elektrike. Të dy gjigantët gjermanë kanë një histori të gjatë në lidhje me garat dhe vendimi i tyre për të hyrë në Formula E është një dëshmi e mëtejshme e lëvizjes së pandalshme ndaj elektrifikimit në shkallë globale.

Konstruktorët e konfirmuar për sezonin e gjashtë janë:

– Audi Sport

– BMW AG

– DS Automobiles

– Jaguar Land Rover

– Mahindra Racing

– Mercedes-Benz

– NextEV NIO

– Nissan

– Penske Autosport

– Porsche AG

– Venturi Automobiles

Dy përforcimet për sezonin e gjashtë do të miratohen pas një periudhe dy vjeçare, derisa të fillojë faza e ardhshme e kampionatit të Formula E 2021/22.

Konkurrenca dhe shtimi në kalendar i disa garave të reja në qytete si Roma dhe Zyrihu, si dhe kombinimi i garave tërësisht elektrike në rrugët e qytetit ka rezultuar joshës si për konkurrentët ashtu dhe për tifozët.

Sezoni i pestë e sheh të domosdoshme futjen e makinave të gjeneratës së re të Formula E, e cila shënon një hap vendimtar për kampionatin e Formula E – duke eliminuar kështu nevojën për ndërrimin e makinave në mes të garës.

Presidenti i FIA-s, Jean Todt tha: “Panorama e kampionatit të Formula E po rritet gjithnjë e më shumë dhe sot. Teksa konfirmojmë dy prodhuesit e tjerë për sezonin e gjashtë, kemi më shumë besim për suksesin e këtij projekti. Mercedes-Benz dhe Porsche janë të dyja marka me histori të gjatë në fushën e motorsportit dhe niveli i 11 konstruktorëve që do të jenë me ne prej sezonit 2019/20 është shumë i lartë. Formula E po evolon dita-ditës dhe zotimi i prodhuesve në teknologjinë e makinave elektrike është shumë inkurajues”.

Alejandro Agag, themelues dhe CEO i Formula E, shtoi: “Jam tepër kënaqur që shoh Mercedes-Benz dhe Porsche së bashku me emrat e tjerë të konstruktorëve për sezonin e gjashtë. Ne vazhdojmë të tejkalojmë pritshmëritë kur kemi filluar këtë udhëtim vetëm katër vite më parë. Nëse do të më thoshit se do të kalonim kaq shpejt në një numër të tillë konstruktorësh në termat e emrave të njohur në botën e motorsportit – do të thoja se ishit të çmendur. Por ky është realiteti tani. Kjo e kombinuar me listën gjithnjë e në rritje të partnerëve që bashkohen në kompeticionin e garave elektrike, bën të qartë faktin se Formula E po shndërrohet në një kampionat mjaft tërheqës dhe emocionues për botën e motorsportit.

[:SQ]Mercedes dhe Porsche në listën e konstruktorëve të rinj në kampionatin botëror ABB FIA Formula E Championship 2019/20

[:]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here