FIA / Kampionët e motorsportit për vitin 2017 kurorëzohen në Pallatin e Versajës

Fituesit e Kampionateve të organizuar nga FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) për vitin 2017 janë kurorëzuar në një ceremoni madhështore të dhënies së “Çmimeve FIA 2017” në Pallatin e Versajës në Paris.
Pika kulmore e shfaqjes vjetore gala ishte prezantimi i trofeut të FIA Formula One World Drivers Championships për Lewis Hamilton.
Piloti britanik i Mercedes fitoi trofeun e kampionatit botëror për herë të katërt në karrierën e tij, një sukses i jashtëzakonshëm që e vë atë në nivelin e legjendave të Formula 1, duke barazuar francezin Alain Prost dhe rivalin të tij të madh për titullin e këtij viti, pilotin gjerman të Ferrarit, Sebastian Vettel.
Britaniku fitoi nëntë gara gjatë sezonit 2017, mori pikë në çdo çmim të madh të sezonit dhe vendosi rekordin me 72 pole position në karrierë, duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Michael Schumacher me 68. Megjithatë, pavarësisht sezonit rekord, ai tha se nuk mund ta shihte veten duke eklipsuar shtatë titujt e kampionit të madh gjerman.
Në garat Rally, titulli i pestë radhazi i Sébastien Ogier, kampionit të FIA World Rally Championship, që e vë francezin në vendin e dytë në listën e fituesve, përpara pilotëve legjendarë finlandezë, Juha Kankkunen dhe Tommi Makinen.
Në Kampionatin Botëror FIA Endurance, Timo Bernhard dhe dyshja nga Zelanda e Re, Earl Bamber dhe Brendon Hartley, morën titullin kampion të pilotëve.
Në Kampionatin Botëror FIA Touring Car, Thed Björk i Suedisë bëri histori, jo vetëm duke fituar titullin e tij të parë të FIA, por edhe për t’u bërë kampion i fundit i WTCC në formatin e tanishëm, me serinë që sot do të zëvendësohet me një seri të re, WTCR – FIA World Touring Cup në 2018.
Kampionati FIA Formula E Championship 2016/17, i tëri elektrik, u fitua nga Lucas Di Grassi, i cili e mori titullin me vështirësi, duke luftuar në vazhdimësi me kampionin Sébastien Buemi.
Një numër çmimesh speciale të FIA-s u shpërndanë gjatë ceremonisë. Për të tretin vit radhazi, Max Verstappen fitoi çmimin FIA të personalitetit të vitit. Kampioni i Formula 2, Charles Leclerc, i cili do të garojë në vitin 2018 në Formula 1 me Alfa Romeo Sauber, fitoi çmimin e Pilotit të ri më të mirë të vitit 2017.
Çmimi i Presidentit të FIA-s këtë vit u zgjerua, jo vetëm për të përfshirë ata që kanë shfaqur guxim, vendosmëri dhe sportivitet, por gjithashtu edhe ata që kanë kontribuar shumë në zgjerimin e komunitetit të FIA-s. Dy çmimet e para në këtë kategori u prezantuan nga Jean-Charles Decaux, shefi ekzekutiv i JCDecaux Group.
Çmimi i dytë i Presidentit të FIA-s u paraqit nga Billy Monger, piloti i ri britanik, i cili në prill 2017, në moshën 17-vjeçare, pësoi një aksident të tmerrshëm, ndërsa po konkurronte në Formula 4. Rrëzimi shkaktoi humbjen e të dy këmbëve për Billy-n, por përgjigja e tij ishte me të vërtetë frymëzuese. Duke treguar guxim dhe pozitivitet të madh, ai u zotua të kthehej në garat motorike dhe vetëm 11 javë pas dëmtimeve që i ndryshuan jetën, ai u rikthye në timonin e një makine veçanërisht të përshtatur për të.

Max Verstappen during the FIA Prize Giving at Versailles on december 8 2017 – Photo Florent Gooden / DPPI

Sebastian Vettel and Valterri Bottas during the FIA Prize Giving at Versailles on december 8 2017 – Photo Florent Gooden / DPPI

Lewis Hamilton with Toto Wolff, Jean Todt and Chase Carey during the FIA Prize Giving at Versailles on december 8 2017 – Photo Jean Marie Hervio / DPPI

Lewis Hamilton with Sébastien Ogier, Toto and Suzie Wolff during the FIA Prize Giving at Versailles on december 8 2017 – Photo Frédéric Le Floc’h / DPPI