[:SQ]FIA dhe Formula 1 shpallin një partneritet të ri, të quajtur Grid Kids[:]

0
1404

[:SQ]Formula 1, kampionati më i rëndësishëm i botës së motorsportit, së bashku me FIA-n, kanë kënaqësinë të shpallin një partneritet të ri, të quajtur Grid Kids, për ta bërë ceremoninë para garave më të rëndësishme dhe më interesante për tifozët, veçanërisht për të rinjtë.

Iniciativa e përbashkët do të përfshijë promotorin lokal të Grand Prix (Garave të F1), që bashkëpunon me ASN-të – autoritetet kombëtare sportive të njohura nga FIA – të cilët do të ofrojnë një mundësi unike për të rinjtë dhe familjet e tyre, për të qenë pjesë e një prej momenteve më ekskluzive dhe emocionuese të garës së fundjavës.

Të rinjtë do të zgjidhen me meritokraci nga klubet e tyre të motorsport ose me lotari, dhe tashmë do të garojnë në garat karting ose Formula e të rinjve. Atyre që do ju jepet kjo mundësi, do të shoqërojnë dhe do të qëndrojnë pranë 20 pilotëve më të mirë në botë, në pistë, ndërkohë që ata përgatiten për garën.

Presidenti i FIA-s Jean Todt tha: “Formula 1 është maja e motorsportit dhe ëndrra e çdo piloti të ri që konkurron në kategoritë e të rinjve, nga karting deri tek F1. Prandaj jemi të kënaqur që ta sjellim këtë ëndërr pak më afër, duke i dhënë kampionëve të ardhshëm të sportit tonë mundësinë për të qëndruar në pistë së bashku me heronjtë e tyre, në fillim të çdo gare. Për FIA-n e zgjeruar, kjo është një iniciativë e shkëlqyer që siguron mbështetje shtesë për anëtarët e ASN-së, në përpjekjet e tyre për ta zgjeruar motorsport në mbarë botën, përmes një shpërblimi unik, duke e bërë të mundshme për të rinjtë që marrin pjesë në garat kombëtare”.

Sean Bratches, Drejtor i Menaxhimit të Operacioneve Tregtare në F1 tha: “Ky do të jetë një moment i jashtëzakonshëm për këta të rinj: imagjinoni, të qëndrojnë pranë heronjve të tyre, të shohin se si ata përgatiten për garën, të shohin elitën e elitës në motorsport, të jenë atje së bashku me ta, në ato pak minuta të çmuara pak para fillimit të garës. Çfarë eksperience e paharrueshme për ta dhe për familjet e tyre! Një frymëzim për të vazhduar pilotimin, trajnimin dhe të mësuarit në mënyrë që ata të ëndërrojnë një ditë që të jenë vetë aty. Kjo është mënyra më e mirë për të frymëzuar gjeneratën e ardhshme të heronjve të Formula 1”.

Grid Kids do të zgjidhen në çdo garë të Formula 1 dhe ku të jetë e mundur, edhe për kategoritë e tjera F2 dhe GP3. Ata do të shoqërohen nga familjet e tyre, të cilat do të kenë akses në bokset e skuderive pjesëmarrëse (paddock access) gjatë garave të ditës së diel.

 [:]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here