FIA CEZ CHAMPIONSHIP 2017 / PRIZE GIVING CEREMONY

Muajin e kaluar, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) organizoi në kryeqytetin e Austrisë (Vjenë) ceremoninë e ndarjes së Çmimeve për fituesit e kampionatit “FIA CEZ Championship 2017”. Ky kampionat përfshin vendet e Europës Qendrore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga Klubi i Automobilit të Shqipërisë (ACA).
Pjesëmarrësit të cilët u nderuan me çmime të ndryshme përfaqësonin disiplina të ndryshme të sportit të Automobilizmit si p.sh.
Slalom, AutoCross, Circuit, Endurance, Cross Country, Hill Climb, Historic Hill Climb, Karting, Rally, RallyCross, Drifting etj.
Për sa i përket klasifikimit të shteteve, në vend të parë u rendit Republika Çeke, më pas Hungaria në vend të dytë dhe Polonia mbylli podiumin në vendin e tretë.