Felipe Massa merr Kryesinë e CIK-FIA

0
1952

 

Pas mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të FIA-s të premten, më 8 dhjetor 2017, në Paris, është shpallur emri i Presidentit të ri të Komisionit Ndërkombëtar të Kartingut të FIA-s. Braziliani Felipe Massa do të pasojë Shaikh Abdulla bin Isa Al Khalifa, për të kryesuar fatin global të Karting-ut.

Një figurë e rëndësishme në botën e motorsportit, fama e të cilit nuk mund të diskutohet, Felipe Massa sapo është tërhequr pas 15 sezoneve në Formula 1, ku u shpall nënkampion bote në vitin 2008 me Ferrarin (humbi titullin garën e fundit në Brazil ndaj Hamilton). Ashtu si shumë kampionë të garave me makina, Felipe Massa bëri debutimin e tij në Karting, para se të ngjiste shkallët duke arritur në nivelin më të lartë. Në moshën 36-vjeçare, ai zgjidhet presidenti më i ri i CIK-FIA (FIA Commission Internationale de Karting).

Felipe Massa e merr detyrën nga paraardhësi i tij tashmë i larguar, Shaikh Abdulla Bin Isa Al Khalifa, i cili qëndroi në detyrë nga viti 2011 deri në vitin 2017. Gjatë presidencës së sheikut nga Bahreini janë shënuar momente të rëndësishme në zhvillimin e kësaj disipline.

Kees Van De Grint është konfirmuar në vendin e tij, si zv.President i CIK-FIA. Holandezi është një njeri me përvojë të gjatë në këtë fushë dhe njohuri enciklopedike të Karting-ut që nga origjina e këtij sporti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here