Deklaratë për shtyp

Automobile Club Albania (ACA) në bashkëpunim me Federatën e Autosporteve të Kosovës (FASK) mbajtën në datat 27 dhe 28 Shtator trofeun “Kruja Hill Climb” e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Shqipërisë, Kampionatin Kombëtar Eurogoma të Kosovës si dhe e regjistruar si FIA International Sanctioned Event me nr. 1.00033611 në Kalendarin Ndërkombëtar Sportiv.

Në event morën pjesë 27 garues nga Kosova dhe Shqipëria, por elementi më i veçantë ishte prania e një Kryestjuardit (Kryetari i Gjyqtarëve) nga Italia ACI/CSAI Z. Carlo Bellintani dhe vëzhguesi i deleguar nga FIA Z. Mario Walter Oliva.
Në përfundim të mbylljes së raporteve përfundimtare ACA me miratimin e FASK bën shpalljen e rezultateve si në vijim.

Fituesit e vendit të parë për të gjithë kategoritë, si dhe piloti me kohën më të mirë dhe Ekipi që ka grumbulluar më shumë pikë marrin çmimin special të ofruar nga Sponsori i Çmimeve për Fituesit Kompania Plus Communicaton prej 500 Euro. Të gjithë fituesit duhet të dërgojnë në adresën aca@aca.al një kopje të skanuar të dokumentit të identitetit sa më parë së bashku me mundësitë për të komunikuar. Automobile Club Albania do të kontaktojë individualisht secilin prej tyre për detajet e ekzekutimit të pagesës.).

Për çdo informacion të mëtejshëm ju lutem të kontaktoni në adresën aca@aca.al

Faleminderit për mirëkuptimin!