ACA, SJELL FUSHATËN #3500JETË NË MBËSHTETJE TË JAVËS SË SIGURISË RRUGORE

0
713

Auto Club Albania (ACA), sjell në Shqipëri fushatën ndërkombëtare të FIA-s për sigurinë rrugore #3500LIVES dhe fton publikun Shqiptar të sensibilizohet dhe t’i bashkohen kësaj fushate!

Çdo ditë, 3.500 persona vdesin në aksidente rrugore. Të rinjtë, veçanërisht nga 15 deri në 29 vjeç, përfshihen në aksidente duke humbur jetën. Ky është një trend alarmues, një “murtajë” që duhet ndaluar, një kosto shumë e lartë humane dhe ekonomike, e cila është bërë e papranueshme. Së bashku me 246 organizatat anëtare në botë, pjesë e të cilave është dhe ACA, FIA është në linjë të parë për të trajtuar këtë sfidë.
Cilido mund të luajë një rol për t’i bërë rrugët më të sigurta për të gjithë. Individët kanë një përgjegjësi personale për t’u sjellë në mënyrë të sigurt në rrugë. Duke ndjekur hapa të thjeshtë mund të parandalohen fatalitete.

Fushata #3500JETË thekson “Rregullat e Arta” të FIA-s që mund të ndihmojnë të shpëtoni jetën tuaj dhe të personave të tjerë.
Fushata të cilës sapo i bashkohet dhe Shqipëria është zhvilluar në mbi 75 shtete në botë. Shumë ambasadorë nga sektorë të ndryshëm si sporti, kinematografia, muzika, etj. kanë vënë në dispozicion të kësaj kauze kohën dhe mbështetjen për të tërhequr vëmendjen maksimale në këtë sfidë kaq të madhe në emër të jetës për një sjellje sa më të sigurt në rrugë nga të gjithë përdoruesit e saj.
Të gjithë së bashku, media, personat publikë kanë përgjegjësinë e tyre dhe mund të bëjnë shumë në drejtim të sensibilizimit dhe parandalimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here