Auto Club Albania sjell kampionatin Kombëtar të garave Karting

0
6926
Kampionati Go-Kart 2019

Pas një kampionati të suksesshëm vitin e kaluar, Klubi i Automobilit të Shqipërisë po organizon kompeticionin edhe për 2019-ën. Kampionati ka nisur në fillim të qershorit dhe deri tani janë zhvilluar dy gara.

Shumë shpejt do të ketë një njoftim për zhvillimin e garës së radhës, e cila mbahet në pistën e Expocity. Të shtunave zhvillohen provat zyrtare, ndërsa të dielave garat.

ACA do të njoftojë të gjithë dashamirësit nëpërmjet kanaleve të saj të komunikimit në “aca.al” si edhe ne rrjetet sociale, Facebook, Instagram dhe Twitter për datën e garës së radhës.

Jeni të mirëpritur!

RREGJISTROHU KETU PER TE MARRE PJESE

Akademia ACA Karting

Së shpejti do të hapet Akademia e Kartingut për fëmijë. Akademia do të përfshijë leksione teorike dhe praktikë.

Akademia do të zgjasë 5 deri në 6 javë.

Me fillimin e sezonit veror fëmijët do të kenë mundësi të ushtrohen dhe të argëtohen në pistën më të re të garave Karting.

Rregjistrohu ne kampionatin Kombëtar të garave Karting nëpërmjet formës më poshtë:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here