54 milion vetura autonome do të përdoren në vitin 2035

vetura_automatikeNjë studim nga kompania analitike IHS sjell një parashikim interesant për veturat automatike (pa shofer).

Sipas kësaj kompanie numri i tyre në vitin 2025 mund të arrijë në 230 mijë, ndërsa 11.8 milionë vetura të tilla mund të shiten në tregun global.

Ndërsa në vitin 2035″>2035, studimi parashikon që 54 milionë vetura autonome në përdorim. IHS i kthen sërish veturat autonome në pesë nivele.
Veturat e nivelit të tretë përfshijnë mundësitë e kufizuara të vetë-shëtitjes duke u bazuar në kushtet e caktuara të rrugës dhe trafikut. Mercedes-Benz S550 pothuajse e plotëson këtë kriter.

Veturat e nivelit 4 do të përfshijnë kontrollues të manualeve dhe mundësi të vetë-shëtitjes. Audi ka publikuar një video që tregon këtë lloj veture. Ndërsa veturat e nivelit 5, për të cilin IHS parashikon se do të arrijnë 4.8 milionë shitje në vitin 2035″>2035, nuk kanë kontrollues manual dhe punojnë vetëm në gjendje autonome.

Disa prodhues të veturave sipas IHS kanë premtuar që veturat e para autonome do të jenë gati në vitin 2020.

Teknologjitë që tashmë janë në vend duke e mundësuar këtë trend përfshijnë kontrolluesin që përshtatet dhe ndihmuesin e mbajtjes së shtegut.
Sensorët e përmirësuar në prodhimin e pajisjeve do të jenë të nevojshëm për të çuar më tej trendin.

Studimi nga kompania IHS vendos tri tregjet e veturave autonome për vitin 2035″>2035 sipas kësaj ndarjeje: 29 për qind pritet të jenë në Amerikën Veriore, 24 për qind në Kinë dhe 20 për qind në Evropën Perëndimore. /albeu.com/