Dita Përkujtimore e Viktimave të Aksidenteve në Rrugë (WDR)

0
2122

19 nëntori është Dita Përkujtimore e Viktimave të Aksidenteve në Rrugë (WDR). Këtë vit ajo do të shënohet nga FIA nën siglën: “Objektivi ynë deri në vitin 2020 – Pakësimi i fataliteteve rrugore dhe dëmtimeve serioze deri në 50%”.

Kjo ditë është një mundësi e rëndësishme për të përkujtuar 1,25 milionë jetë të humbura në rrugët e botës çdo vit, 50 milionë të tjerë të mbetur të plagosur rëndë dhe së fundi, familjarët dhe të dashurit e tyre të ndikuar tragjikisht nga aksidentet e ndodhura.

Federata Europiane e viktimave të trafikut rrugor (FEVR) po drejton koordinimin e aktiviteteve që lidhen me këtë ditë.
Lutemi shpërndani në mediet sociale posterin bashkëngjitur, të shoqëruar me hashtag-un e dedikuar #WDoR2017.

Violeta Bulc, komisionerja e BE-së për transportin dhe Jean Todt, presidenti i FIA-s, Federatës Ndërkombëtare të Automobilit, regjistruan një mesazh të posaçëm video për të mbështetur këtë ditë.

FIA dhe Klubet e saj anëtare kanë pasur përherë si përparësi sigurinë rrugore, duke bashkëpunuar me partnerë të tjerë, për të mobilizuar dhe angazhuar udhëheqësit ndërkombëtarë në këtë çështje. Dita Botërore e Përkujtimit është një tjetër mundësi e mirë për t’u siguruar se zëri ynë në mbështetje të rrugëve të sigurta dhe udhëtimit të sigurt po dëgjohet anembanë botës.

Më poshtë linku me videon për të mbështetur këtë ditë.

Shiko këtu :

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here