ETEC 2017 – EUROPEAN TRAFFIC EDUCATION CONTEST

Kjo garë synon të intensifikojë edukimin europian mbi trafikun në çdo vend dhe si rrjedhojë të reduktojë rrezikun e aksidenteve ku përfshihen fëmijë që ngasin biçikleta. Gara duhet të inkurajojë klubet e automobilit dhe turneve që të nxisin apo zhvillojnë aktivitetet edukative mbi trafikun në vendet e tyre respektive. Përmes këtij eventi, media dhe autoritetet duhet të ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e këtij aktiviteti.
Kjo garë filloi në vitin 1986 dhe zhvillohet çdo vit në shtator në vendin e klubit mikpritës. Në garat kualifikuese lokale, rajonale apo kombëtare, çdo klub përzgjedh një skuadër të përbërë nga dy vajza e dy djem të moshës 10-12 vjeç. Pra gara ka statusin e një finaleje europiane, në të cilën marrin pjesë 25 vende.
Gara zgjat një ditë të plotë, gjatë të cilës fëmijët duhet të kryejnë ushtrime të ndryshme teorike dhe praktike. Skuadra më e mirë fiton trofeun e sfidës. Nuk ka renditje individuale për pjesëmarrësit.
Këtë vit, gara do të zhvillohet në Shqipëri, me ftesë të Klubit të Automobilit të Shqipërisë, ACA.
Edicioni i 32-të i European Traffic Education Contest do të zhvillohet në datat 14-17 shtator 2017.